Gërvalla udhëton për në Nju Jork, përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB

by informim peje

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot, më 21 tetor 2025, në orën 10:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (16:00 në Kosovë).

Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë.

banner

Sipas komunikatës për media, thuhet se “Ministrja Gërvalla do të raportojë për punën e mirë të institucioneve të Republikës së Kosovës, për rezultatet, sfidat dhe prioritetet e reformave gjithëpërfshirëse, sidomos në sundimin e ligjit, performancën ekonomike dhe fuqizimin institucional”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy