Operacioni “Quality”: Kapen në Rinas me 61 kg kanabis, arrestohen dy shtetas kinezë

by informim peje

61 kilogramë drogë e llojit kanabis sativa janë kapur sot në Rinas, në kuadër të operacionit policor të koduar “Quality”.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar dy shtetas kinezë, Y. G, 37 vjeç dhe Ch. J. 48 vjeç, nën dyshimin që trafikuan lëndën narkotike nga Bangkoku, e që qëllim kishin shitjen në Shqipëri.

banner

“Këta shtetas u kapën në flagrancë, në hyrje në Rinas, me 4 valixhe me rreth 61 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se e kanë trafikuar nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri. Sasi e kanabisit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale”, njofton Policia e Shtetit në Shqipëri.

Derisa kanë publikuar edhe pamje nga operacionit, policia shqiptare thonë se “Goditet një rast i trafikimit të kanabisit me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri. Sekuestrohen 61 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 120 pako. Kapen në Rinas, nga Policia Kufitare, dhe vihen në pranga 2 shtetasit kinezë që trafikuan lëndën narkotike, nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Tiranës, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, për shitje në Shqipëri, është goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale”.

Bazuar në informacionet e siguruara nga Njësia e Informacionit për Pasagjerin, Policia Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe me Drejtorinë e Hetimit Doganor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Quality”.

Vijojnë hetime të thelluara për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy