Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se tetë muaj pas “zhurmës së madhe” rreth mbështetjes së LDK-së për mërgatën, partia e tij doli “e para” në zgjedhjet lokale pas numërimit të votave të mërgatës.
Në një postim në Facebook, ai ka falënderuar mërgatën dhe tha se ky është rezultati më i mirë lokal që LDK merr nga mërgata që nga shpallja e pavarësisë.
“Ky rezultat është dëshmi e besimit të madh që mërgimtarët tanë kanë ndaj vlerave, vizionit dhe politikës sonë të përgjegjshme. Është tregues se besimi mbytë zhurmën, ideali e zhbën propagandën, e Lidhja i qëndron kohës”.
JU FALEMINDERIT MËRGATË!
Ju kujtohet zhurma e madhe para disa muajve rreth mbështetjes për LDK-në nga mërgata? Ja ku jemi sërish, tetë muaj pas, mërgata foli prapë dhe foli qartë!
LDK del e para me votat nga jashtë!
Plot 30,25%, nga gati 30 mijë votues nga jashtë i kanë dhënë mbështetje LDK-së; duke rikonfirmuar edhe një herë se puna e vazhdueshme e lidhja e drejtë që kemi mbysin secilën zhurmë.
Të 8,093 votuesve tanë, ju themi faleminderit! Ky është rezultati me i mirë lokal që LDK merr nga mërgata që nga shpallja e pavarësisë.
Jemi krenar.
Jemi mirënjohës.
Ky rezultat është dëshmi e besimit të madh që mërgimtarët tanë kanë ndaj vlerave, vizionit dhe politikës sonë të përgjegjshme. Është tregues se besimi mbytë zhurmën, ideali e zhbën propagandën, e Lidhja i qëndron kohës.
Le të vazhdojmë!