“Manipulimi me statistikat zyrtare”, ekonomisti Krasniqi: GDP-ja mesatare 2020-2024 vetëm 3.6%, e jo 6%

by Nexhat

Njohës të çështjeve ekonomike, vlerësojnë se deklaratat publike në arenën ndërkombëtare nga kryeministri në detyrë Albin Kurti shpesh ngrenë pyetje serioze mbi saktësinë e të dhënave të përdorura për të përshkruar realitetin ekonomik të Kosovës. Një shembull i fundit sipas tyre është një deklaratë e bërë sot në Londër nga Kurti, ku u përmend se rritja ekonomike mesatare vjetore e Kosovës gjatë periudhës 2020-2024 ka qenë 6 për qind.

Njohësi i çështjeve ekonomike Isa Krasniqi thekson se sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga institucionet përkatëse statistikore, rritja reale e Bruto Produktit të Brendshëm (GDP) për të njëjtën periudhë rezulton të jetë mesatarisht 3.6 për qind, sipas tij, shumë më e ulët se sa është pretenduar publikisht.

banner

Ish-kryeshefi ekzekutiv në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi ka shkruar në Facebook se grafikët dhe raportet ekonomike zyrtare e konfirmojnë këtë shifër prej 3.6 për qind, duke ngritur shqetësime mbi keqinformimin, rritjen artificiale të pritshmërive, dhe manipulimin e të dhënave për qëllime politike apo propagandistike.

“Pse rrejnë dhe manipulojnë kaq shumë me statistika zyrtare?! Grafiku i statistikave zyrtare si me poshtë, po thotë se mesatarja vjetore e GDP-së në Kosovë, në periudhën 2020-2024 është 3,6% e jo 6% sa tha sot dikush në Londër”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas një njoftimi në Facebook të Zyrës së Kryeministrit, sot Kurti ka takuar mërgatën shqiptare në Londër dhe ka nënvizuar rritjen ekonomike me mesatare prej 6 për qind.

“Rritja ekonomike me mesatare prej 6 për qind, gjersa janë rritur të hyrat buxhetore, janë mbështetur qytetarët dhe ndërmarrësit prodhues e forcuar lidhjet tregtare dhe investimet nga Mbretëria e Bashkuar”, citohet Kurti në këtë njoftim.

Edhe dje Kurti ka thënë dje se në katër vitet e fundit, rritja ekonomike mesatare e vendit ka qenë rreth 6%, ndërkohë që sipas FMN-së Kosova do të vijojë të jetë e para në rajon edhe këtë vit sa i përket rritjes ekonomike.

“Kjo është arritur ndër të tjera edhe falë dyfishimit të investimeve të huaja direkte, dyfishimit të eksporteve dhe uljes së papunësisë. Kryeministri Kurti shtoi se sipas modelit gjerman, edhe në Kosovë, po e lidhim përmes sistemit dual, arsimin me tregun e punës”, është cituar Kurti dje në një komunikatë të Qeverisë së Kosovës pas takimit me anëtarë nga Shoqata Gjermane për Kombet e Bashkuara (DGVN).

Ndryshe, ditë më parë, Banka Botërore parashikon rënie të rritjes ekonomike nga 3.6 për qind në 2024-tën në 3 për qind në 2025-tën për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, rënien më të madhe është parashikuar ta ketë Kosova, që megjithatë mbetet pak mbi mesataren rajonit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy