Nënkyretari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se mori pjesë në protestën e OVL të UÇK-së në Tiranë, sepse ‘është veteran i luftës’ dhe se protesta ‘ishte një reagim qytetar’.
“Është reagim qytetar. Jam veteran i luftës. Gjithcka që më lidh, kam vendosë për herë të parë pas shumë viteve me marrë pjesë në një manifestim që është më shumë reagim i njerëzve të Kosovës.
Përballja me drejtësinë, nuk është as hendikep as turp, zbardhja e të kaluarës është obligim qytetar. Edhe këta që janë atje tani edhe ata që janë ballafaqu në të kaluarën me drejtësinë në Hagë, e kanë bërë këtë.
Dështimi i mekanizmave të drejtësisë në Hagë, është proces i joni, jo i atyre”, tha Haziri për Vox Kosova