Të hënën, Komandanti i misionit KFOR-it , Gjenerali turk Major Özkan Ulutaş, ka takuar kreun e MPB-së, Xhelal Sveçla në Prishtinë.
Në njoftimin e KFOR thuhet se ata ndanë pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe “mbi bashkëpunimin midis KFOR-it dhe organizatave të sigurisë së Kosovës”.
“Gjeneral Major Ulutaş përsëriti angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të kryer misionin e tij në të mirë të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim