Përfundon numërimi i votave në Prizren, Selmanaj: Gara ishte e pabarabartë, përballë kishim dy pushtete – nacional dhe lokal

by Nexhat

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka reaguar pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, duke falënderuar qytetarët për përkrahjen dhe duke e quajtur garën “të vështirë dhe të pabarabartë”.

Në një postim në Facebook, Selmanaj tha se përballja në Prizren nuk ishte vetëm me kundërshtarë politikë, por edhe me “dy pushtete – atë nacional dhe atë lokal”. Ai shtoi se pavarësisht se LDK kishte programin më të mirë dhe një fushatë shembullore, rezultatet nuk u reflektuan sipas pritjeve.

banner

“Fakti që 8,255 votues zgjodhën të na besojnë duhet të na shërbejë si tregues se në Prizren ekziston një dëshirë për një vizion tjetër për të ardhmen,” shkroi Selmanaj.

Ai u shpreh krenar për frymën evropiane dhe demokratike që LDK-ja përcolli gjatë fushatës, duke kujtuar periudhën kur kjo parti kishte qeverisur Prizrenin me standarde institucionale dhe vizion zhvillimor.

“Ky nuk është fundi i rrugëtimit tonë, por fillimi. Nuk do të dorëzohemi, sepse Prizreni meriton më shumë – zhvillim, transparencë dhe mirëqenie për të gjithë,” përfundoi Selmanaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy