Asllani: Do të takohemi me Kurtin, por kam edhe disa kërkesa

by Nexhat

Deputeti i  pavarur i Kuvendit nga komuniteti Ashkali, Artan Asllani, ka konfirmuar për rtv21 se do të zhvillojë takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re. Deputeti Asllani tha se preferojnë që të përfshihen në një marrëveshje koalicioni me LVV-në, por kërkesa e tyre është që komuniteti që ai përfaqëson të përfshihet në planifikimet buxhetore.

“Po, patjetër se do të pranojmë të takohemi me Kurtin. Unë jam akorduar me Kurtin për bashkëqeverisje. Unë nuk e di formatin e takimit, por i di kërkesat që i kam dhe kërkesat e mia konkrete që kanë me qenë për kryeministrin e ardhshëm që komuniteti Ashkali të ketë përfshirje të plotë në buxhetin e Kosovës, me pas fonde për komunitetin ashkali. Ne nuk do ta kushtëzojmë formimin e Qeverisë me pozita”, ta ai.

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy