Kryetari i Kushtetueses takon Shefin e Misionit të OSBE’së, i tregon për zhvillimet e fundit në gjyqësinë kushtetuese të Kosovës

by Nexhat

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës, Nexhmi Rexhepi ka pritur në zyre Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovës, Gerard McGurk.

Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se gjatë këtij takimi ambasadori u informua për zhvillimet e fundit në gjyqësinë kushtetuese të vendit.

banner

Në anën tjetër, ambasadori McGurk u shpreh i gatshëm për bashkëpunim.

Njoftimi i plotë:

Kryetari Rexhepi priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës, z. Nexhmi Rexhepi, priti në takim Shefin e Misionit Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.

Gjatë takimit, kryetari Rexhepi e informoi z. McGurk me punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese, për zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vendimmarrjen e Gjykatës, si dhe për zhvillimet e fundit në gjyqësinë kushtetuese të Kosovës.

Ambasadori McGurk konfirmoi gatishmërinë e Misionit të OSBE-së për të mbështetur punën e Gjykatës Kushtetuese dhe të institucioneve tjera në vend, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni uebfaqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese: https://gjk-ks.org/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy