Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është takuar me kryeministrin e Suedisë pak minuta më parë.
Sipas mediave të huaja, Ulf Kristersson tha se janë në bisedime për t’i shitur Ukrainës midis 100 dhe 150 avionëve luftarakë Gripen të prodhuar nga Saab.
Zelenskyy ka thënë se Ukraina do të synojë të fillojë t’i përdorë ato vitin e ardhshëm, por Kristersson shtoi se ekzistonte mundësia që Suedia të shiste çdo avion që nuk po përdorte më herët.
Lideri ukrainas tha gjithashtu se Kievi ishte i interesuar në prodhimin e përbashkët të dronëve me Saab.
Kujtojmë se lufta në Ukrainë po vijon, pavarësisht përpjekjeve të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të arritur një marrëveshje armëpushimi.