Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri në “Rubikon” në Klan Kosova tha se në Lëvizjen Vetëvendosje ka bindje se dikush nga LDK do t’i votojë.
Sipas tij, LVV nuk e ka krijuar bazën e mirëbesimit politik, andaj po do të shkojë në zgjedhje me patjetër.
“Si në rastin e Adelina Grainca, VV po shpreson se dikush prej LDK-së do ta votonte një qeveri të ardhshme, nuk e di kush ua ka shtu shpresat”, tha Tahiri.
“Unë mendoj që një qeveri e cila e zhbllokon Kosovën do të ishte momentalisht me rezultatin e 9 shkurtit, do të ishte mes LVV dhe LDK, por ja qe dihet për shkak se Kurti nuk është treguar partner i mirë, i besueshëm, dhe mirëbesimi politik ka hup, ai që ka ekzistu plotësisht, sidomos në raport me VV, për shkak se brenda 24 orëve e kemi ndryshimin e narratives së tyre”, vijoi tutje ai.
Ndër tjerash, Tahiri tha se zyra e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit u “poshtërua” në mënyrë diplomatike, kur Von der Leyen nuk e takon në zyrën e kryeministrit.