Danimarka i kërkon Kosovës “Asociacionin” ndërsa Serbisë “mospengimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”

by informim peje

Përfaqësuesi i Danimarkës në Këshillin e Sigurimit gjatë seancës raportuese çdogjashtë muajshe të UNMIK-ut, i ka kërkuar Kosovës të themelojë Asociacioinin e Komunave të banuara me shumicë serbe, ndërsa Serbisë që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Ne i bëjmë thirrje si Serbisë ashtu edhe Kosovës që të rrisin angazhimin e tyre ndaj Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Siç e ka thënë shumë qartë Përfaqësuesi Special i sapoemëruar për Dialogun, Z. Peter Sørensen: “Është koha për të ecur përpara”.

banner

Marrëveshje të konsiderueshme janë arritur tashmë përmes Dialogut. Tani ato duhet të zbatohen.

Sipas këtyre marrëveshjeve, Kosova duhet të krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Dhe Serbia duhet të përmbahet nga kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, tha përfaqësuesi danez..

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy