Prishtina në mesin e qyteteve botërore për Inteligjencë Artificiale dhe Smart City, Rama: Kjo është e tashmja

by informim peje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në festivalin e teknologjisë DokuTech.

Rama ka theksuar se në Prishtinë sot mësohet për Inteligjencën Artificiale dhe Kodimin.

banner

“Prishtina është një prej gjashtë qyteteve të para në botë që e ka futur mësimin e Inteligjencës Artificiale dhe kodimit në shkolla. Prishtina është qyteti i parë në rajon me infrastrukturë të plotë Smart City”, tha Rama.

Ai premtoi se DokuTech do ta ketë shtëpinë e përhershme në zemër të Prishtinë.

“Dhe po, ajo që ka nisur si një ëndërr e komunitetit të inovacionit në vend, sot është realitet: DOKUTECH do ta ketë shtëpinë e saj të përhershme në zemër të Prishtinës. Faleminderit për këtë super aktivitet, kënaqësi me prezantu para një komuniteti të tillë. Bashkë do ta bëjmë Prishtinën model për t’u marrë shembull”, tha Rama.

‘Kjo nuk është e ardhmja, kjo është e tashmja”, theksoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy