65 vjeçarja ra për vdekje në greminë në Grykë të Rugovës, nisin hetimet

by informim peje

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh se ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një gruaje, trupi i së cilës është gjetur dje në lumin e njohur si Lumbardh.

Sipas policisë, viktima është 65-vjeçare.

banner

“Pejë / 25.10.2025 – 14:05. Raportohet se ne lumin Lumbardh është gjetur pa shenja jete viktima f/k rreth 65 vjeçare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton PK.

Të shtunën, Klankosova.tv raportoi se se një person ishte gjetur pa shenja jete në rrugën Pejë – Rugovë, më saktë tek vendi që njihet si “Kthesa e Madhe” .

Lajmin për Klankosova.tv e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se trupi ishte poshtë lumit të njohur si Lumbardhi.

“Rreth orës 14 e 10, Policia është njoftuar se në km 5, rrugën Pejë – Rugovë, “te kthesa e madhe”, poshtë në lum ku është Lumbardhi, dyshoher se një person është pa shenja jeta. Mjeku e ka konstatu vdekjen e tij. Policia menjëherë ka dal në vend të ngjarjes, zjarrfikësit dhe epika mjekësore”, tha Gashi.

Ndërkohë, që edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim Malor (ShKShMK) njoftoi dje se është angazhuar në nxjerrjen e trupit të pajetë të një personi që dyshohet se ka rënë në një greminë në Grykë të Rugovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy