Haradinaj: Vështirë se do të krijohet një Qeveri, nëse krijohet, do të jetë pa program e bazuar në pazare

by engel

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur skepticizëm të thellë për formimin e Qeverisë “Kurti 3”, duke e cilësuar si të paqëndrueshme dhe të ndërtuar mbi pazare politike. Para seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, ai tha se ka dëgjuar për mundësinë e një votimi të fshehtë, por nuk sheh zgjidhje të qëndrueshme për vendin.

“Shpresoj që Kurti i ka numrat, ne jemi pro funksionimit të institucioneve, por nuk kemi një qeveri programore siç e kërkon Kosova”, deklaroi Haradinaj. Ai shtoi se edhe nëse votohet një qeveri e re, ajo do të jetë produkt i pazareve dhe jo i një vizioni të qartë për vendin.

banner

Sipas tij, mungesa e një programi konkret nga Kurti dhe paqartësia politike e kanë futur vendin në një gjendje të pasigurt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy