Lushtaku: PDK nuk do të pranon mandatin për krijimin e qeverisë – Qeveria është përgjegjësi e partisë së parë

by engel

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se partia e tij nuk do të synojë krijimin e qeverisë së re, duke pranuar se nuk i ka numrat e nevojshëm për ta bërë këtë. Para seancës së Kuvendit, ai komentoi mundësinë që PDK të marrë mandatin në rast se dështon përpjekja e Albin Kurtit për formimin e Qeverisë “Kurti 3”.

“Ne nuk do të tentojmë të krijojmë qeverinë sepse nuk i kemi numrat,” tha Lushtaku, duke shtuar se përgjegjësia për krizën aktuale institucionale i takon partisë së parë. Sipas tij, dështimi për të siguruar mbështetje parlamentare është arsyeja pse vendi ndodhet në këtë situatë të paqartë politike.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy