Përparim Rama kundër Hekuran Muratit: “Hipokrizia jote ka kaluar çdo kufi”

by engel

Kryetari në detyrë i Prishtinës dhe kandidat për një mandat të ri, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministrit në detyrë dhe deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran Murati, i cili u bëri thirrje partive opozitare që të votojnë qeverinë Kurti 3 për të shmangur krizën institucionale dhe buxhetore.

Në një reagim të drejtpërdrejtë dhe të ngarkuar me tone akuzuese, Rama e ka cilësuar thirrjen e Muratit si hipokrizi të skajshme, duke i kujtuar se ishte pikërisht ai që ka bllokuar buxhetin e Prishtinës për më shumë se 11 muaj. Sipas Ramës, kjo bllokadë ka ndalur projektet kapitale, ka penguar investimet e huaja dhe madje ka ndikuar edhe në të hyrat vetanake të qytetarëve të kryeqytetit.

banner

“Të flasësh ti për ‘rrezikim të buxhetit’ dhe ‘interes të shtetit’ është qesharake,” ka shkruar Rama, duke e akuzuar Muratin për shantazh institucional ndaj Prishtinës, vetëm pse nuk qeveriset nga Vetëvendosje.

Rama ka theksuar se Prishtina kontribuon me mbi 49.8% të të hyrave tatimore në buxhetin e Kosovës, duke e cilësuar bllokimin e saj si një goditje direkte ndaj stabilitetit financiar të shtetit. Ai ka përmendur edhe raportin e International Crisis Group, i cili sipas tij konstaton se Qeveria ka bllokuar komunat që nuk janë nën drejtimin e Vetëvendosjes.

Në përmbyllje të reagimit, Përparim Rama ka akuzuar qeverinë për paaftësi dhe dashakeqësi, duke e cilësuar këtë kombinim si “rrezik kombëtar” dhe duke ironizuar përpjekjet e saj për t’u paraqitur si shpëtimtare në një krizë që, sipas tij, e ka shkaktuar vetë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy