Krasniqi sfidon Kurtin: Mjaft me fjalë, të ka ardh koha për votim, krijo qeverinë

by engel

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga Albin Kurti që të ndërpresë retorikën dhe të kalojë në veprim konkret, duke hedhur në votim kabinetin qeveritar të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një deklaratë pas prezantimit të përbërjes së re qeveritare, Krasniqi ka theksuar se vendi nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i paqartësive politike dhe fjalimeve të zgjatura.

banner

“Kanë kaluar mbi tetë muaj të bllokadës institucionale, të shkaktuar nga sjelljet arbitrare të partisë fituese. Jemi lodhur nga fjalët dhe paqartësitë për numrat në Kuvend. Për ne si PDK, koha e fjalëve ka marrë fund,” u shpreh Krasniqi.

Ai i ka bërë thirrje Kurtit që të dëshmojë përgjegjësinë politike dhe të verifikojë nëse ka mbështetjen e nevojshme parlamentare.
“Ftojmë mandatarin që ta hedhë në votim Qeverinë e propozuar dhe t’i japë fund kësaj situate të paqëndrueshme,” përfundoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy