Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, pas dështimit të formimit të Qeverisë Kurti3, ka thënë se vendit i duhen zgjedhje të reja.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se vendit i duhet qeveri e re e udhëhequr nga PDK-ja.
Postimi i tij i plotë: Për nëntë muaj me radhë, Albin Kurti pretendonte se i kishte numrat për të formuar qeverinë. Sot u vërtetua se gjithçka ishte një mashtrim i madh.PDK që nga fillimi ka qenë e vendosur: nuk do të ketë më qeveri Kurti. Tani vendit i duhen zgjedhje të reja dhe një qeveri e re, e udhëhequr nga PDK.Ne nuk do të ndalemi.

