Seanca e Kuvendit që pritet të jetë maratonë sot, ku do të raportojnë krerët e institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë në Kuvend, duke nisur me Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK e në vijim me ILD, KLP e KLGJ, do të ketë edhe një përballje unike.
Në këtë seancë, Sali Berisha do të përballet me Altin Dumanin, hera e parë që kur SPAK nisi hetimet për aferën Partizani dhe kërkoi masë sigurie ndaj tij. Në raportimin e një viti më parë të Dumanit në Kuvend, Berisha ishte në arrest shtëpie.
PS e PD debatuan për mbi dy orë me radhë për mënyrën se si do të zhvillohej seanca e sotme në Kuvend.
PD këmbëngulte që pyetjet që kanë depozituar me shkrim, t’i lexonin edhe në sallë. Por, mazhoranca refuzonte duke thënë se i kanë depozituar dhe nuk është e nevojshme. Pasi seanca u mbajt peng për disa orë, PS dhe PD u dakordësuan që pyetjet do t’i lexojnë vetë krerët e institucioneve të drejtësisë dhe më pas çdo deputet që ka adresuar pyetje ka të drejtë dy minuta kohë që të replikojë. /Lapsi.al

