Sara Gjordeni tregon suksesin pas BBV: “Kam fituar dyfishin e çmimit të madh”

by jonzefaj

Kjo deklaratë e Sara Gjordenit duket se ka marrë shumë vëmendje në rrjete sociale.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 i është përgjigjur një pyetjeje nga ndjekësit në Instagram, konkretisht për në finale të atij edicioni.

banner

Në përgjigjen e saj, Sara theksoi se nuk e ka parë finalen si qëllim kryesor, pasi sipas saj, suksesi që ka arritur pas daljes nga formati është shumë më i madh.

Ajo përmendi se ka fituar dy deri në tre herë çmimin e madh të BBV-së vetëm përmes kontratave në Instagram, si edhe theksoi jetën e lumtur personale.

“U martova me një nga djemtë më të mirë e më të suksesshëm shqiptar, kam një vajzë si drita e bukur, të shëndetshme dhe të zgjuar”.

Sara shtoi gjithashtu se ndjehet e plotësuar nga dashuria dhe mbështetja që merr nga ndjekësit.

“Kam qindra mijëra njerëz që më duan dhe forcohen çdo ditë e më tepër nga kurajo që kam reflektuar në jetë duke e marrë si shembull… Ti thua finalja e BBV…”.

Në këtë mënyrë, ka dashur të theksojë se vlera e suksesit personal nuk matet domosdoshmërisht me arritjet brenda një spektakli, por me ndikimin që ke tek njerëzit dhe realizimin në jetën reale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy