Vokrri: Jam ende pjesë e VV-së, por shkarkimi im ishte i padrejtë dhe i tepruar

by informim peje

Ish-zëvendësministri i Pushtetit Lokal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje , Arbër Vokrri, ka folur për raportin e tij aktual me partinë.

Vokrri tha se, pavarësisht shkarkimit të tij në muajin e parë të mandatit, ai ende e konsideron veten pjesë të Lëvizjes Vetëvendosje.

banner

“Unë kam qenë dhe mbetem anëtar. Më pëlqen që edhe më tutje ta quaj veten aktivist të LVV-së, pavarësisht se e konsideroj që shkarkimi nga detyra ka qenë një reagim i tepërt, jo proporcional, i një pjese të kryesisë së LVV-së, që është realizuar madje prej kryeministrit,” – tha Vokrri.

Ai theksoi se një rast i tillë nuk ka ndodhur më parë në parti:

“Nuk kanë ndodhur shpesh shkarkime, madje nuk ka ndodhur kurrë shkarkimi i ndonjë anëtari të LVV-së që ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar. Kjo ka ndodhur vetëm në raport me mua.”

Sipas tij, edhe disa anëtarë të kryesisë kanë pranuar se vendimi për shkarkimin e tij ishte i nxituar dhe i bazuar në rrethana të pafavorshme.

“Anëtarë të kryesisë më kanë thënë se ka qenë një gabim dhe një kombinim rrethanash fatkeqe, që në ato momente i është dukur asaj pjese të kryesisë së LVV-së se shkarkimi im ishte zgjidhja më e vogël, më e lehtë, sesa diçka tjetër,” – shtoi Vokrri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy