Masakër në Sudan, militantët vrasin 460 persona në spital

by informim peje

Agjencia Shëndetësore e OKB raporton për një masakër të vërtetë që ka ndodhur së fundmi në Sudan ku militantët e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë vranë qindra pacientë dhe familjarë të tyre në një spital në qytetin Al Fasher.

Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se OBSH ishte e tmerruar dhe thellësisht e tronditur nga vrasja e raportuar e 460 personave në spital.

banner

Më parë, Rrjeti i Mjekëve të Sudanit tha se luftëtarët e RSF-së kishin vrarë me gjakftohtësi të gjithë ata që gjetën brenda Spitalit Saudit, përfshirë pacientët, shoqëruesit e tyre dhe këdo tjetër të pranishëm.

Rrjeti i Mjekëve të Sudanit ka akuzuar gjithashtu RSF-në për rrëmbimin e gjashtë mjekëve dhe thuhet se për lirimin e tyre janë kërkuar mijëra dollarë amerikanë.

Qyteti kishte qenë bastioni i fundit i ushtrisë në rajonin e Darfurit dhe u pushtua nga RSF-ja të dielën pas një rrethimi 18-mujor të shoqëruar nga uria dhe bombardimet e rënda.

Me rënien e el-Fasher, OKB-ja, aktivistët dhe agjencitë e ndihmës kanë shprehur frikë për fatin e rreth 250,000 njerëzve të bllokuar në qytet, shumë prej të cilëve nga komunitete jo-arabe.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy