Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk ka nxitim për t’u rikthyer në pankinë. Pasi u largua nga katalanasit në vitin 2024, tekniku refuzoi disa oferta, përfshirë atë të fundit nga Spartaku i Moskës në Rusi.
Trajneri aktual i ekipit nga Moska është Dejan Stankoviç, por klubi thuhet se po shqyrton një ndryshim për shkak të performancave zhgënjyese
Në muajt e fundit, 45-vjeçari Xavi është lidhur me disa klube. Nuk mund të lihet pa përmendur interesimi i Manchester United, Ajax apo edhe Al Ittihad, por asnjë nga këto oferta nuk e bindi atë

