“Ku iku ky i Louis Vuitton?”, Berisha i hedh akuza, Manja “zhvishet” në Kuvend: Copa jote kushton 2 mijë €

by Nexhat

Kryedemokrati Sali Berisha iu drejtua ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë seancës plenare duke i thënë se ka regjistrimin e tij por pa bërë me dije se për çfarë regjistrimi bëhet fjalë.

“Ku iku ky i Louis Vuitton? Iku ky se edhe ai ka paguar. O Ulsi edhe po ta ka shitur Dumani ty, atë e kam unë në dosje, regjistrimin tënd. Nuk ka shpresë që të dalësh”, tha Berisha.

banner

Kur Manja u kthye në sallë filloi të ndërhynte gjatë fjalës së Berishës duke i thënë se nuk rrinte dot pa ish-ministrin. Në këtë moment, kreu i opozitës e akuzon se Rama e ka përdorur si kokë turku për të kërcënuar një gjykatës. Këtu i përmend edhe disa kostume.

“Nga telefoni yt e mori Edi Rama prokurorin, na thuaj pak? Je i inkriminuar. Të ka përdorur telefonin për të kërcënuar gjykatësin. Të ka përdorur telefonin duke të konsideruar ty si kokë turku, por të mbron Dumani sot, por s’ka njeri që të mbron nesër. Ato kostumet ku i ke ti? Ku i ke ato kostumet? I ke hequr ato…”, tha Berisha.

Deputeti socialist Manja iu pergjigj duke treguar xhaketën që kishte veshur, ndërsa tha se copa që kishte veshur kreu i PD, kushtonte 2 mijë euro.

Berisha: Ato kostumet ku i ke ti? Ku i ke kostumet? Aaa.. i ke hequr ato

Manja heq xhaketën

Berisha: I ke hequr ato

Peleshi: Respektoni kodin e veshjes zoti Manja

Berisha: Ato janë? A bravo shumë mirë, të ka dhënë dy ty jo një. Ku e ke çantë lujvuton, ku i ke 550 mijë eurot. Ulëzi, në kërkim do përfundosh. Nuk ke shpëtim

Manja: Sali, tani që të merremi vesh unë e ti. Të ka kap sindroma e stocholmit dhe nuk rri dot pa mu. I ke përmend kostumet pa fund, të sfidoj, çfarë kostumesh vesh Berisha dhe Manja, sa bo e jotja dhe sa bën e imja. E kam pyetur chatgpt për çantën Louis vuiton. Copa e kostumit tënd bën dy mijë euro, pa hak pune.Unë e hoqa xhaketën, ai nuk e hoqi.

Peleshi: nuk e detyroj dot transparencën


banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy