Çfarë kthesë për Prishtinën 01! Vetëm një ditë pasi u mposhtën me rezultatin e rëndë 19:1 nga Sportingu, skuadra kosovare ka reaguar në mënyrën më të fuqishme të mundshme.
Në ndeshjen vendimtare të Main Round në Ligën e Kampionëve të Futsallit, ekipi kryeqytetas ka arritur një fitore historike 6-7 ndaj skuadrës kroate Novo Vrijeme, duke siguruar kualifikimin në mesin e 16 më të mirëve në Europë.
Pas humbjes së turpshme ndaj gjigantëve portugezë, pak kush besonte në një reagim të tillë, por djemtë e Prishtinës 01 treguan karakter, guxim dhe shpirt sportiv.
Prishtina 01, pas kësaj fitoreje historike, tashmë renditet ndër 16 klubet më të mira të Europës në futsall
 
  
  
  
 

