Arifi: Ish dalë Kurti dje si pulë e lagtë – kur fiton, përpiqet t’i shkatërrojë të tjerët

by Nexhat

Analisti Avni Arifi ka thënë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është burrështetas, pasi në vend se t’i afrojë njerëzit, ai bën përçarje.

Sipas tij, Kurti është po aq fitues i keq sa është humbës i keq.

banner

“U përmend një fjalë pak më herët, një burrështetas kur fiton, mundohet mos me u ndi kurrkush humbës, dhe partitë që i kanë humbur zgjedhjet mundohet t’ua afrojë”, ka thënë Arifi në Rubikon të Klan Kosovës.

“Domethënë, është krenar, është i lumtur që i ka fituar garat. E një lider, po ashtu burrështetas, kur humb, humb me dinjitet”.

“Albin Kurti është një personalitet që po na dëshmon çdo ditë që është e kundërta e asaj. Ai kur fiton, përpiqet të tjerët t’i shkatërrojë”.

“A ju kujtohet më 2021, krejt armiq. E shti thikën e përçarjes, ku ka marrë? Në Maqedoni, u përpoq në Shqipëri, s’i dhezi, në Preshevë. Ku ka shku, ka ba përçarje. Të gjitha institucionet. Pra, nuk është burrështetas”.

Arifi tha se Kurti dje shprehu në mënyrë të padinjitetshme viktimizimin e tij.

“Burrështetasi kur fiton, ka fituar në një garë, dhe ata që s’e kanë votuar, janë qytetarë të tij, dhe përpiqet t’i afrojë. Kur ai humb, humb me dinjitet”.

“Ai ish dalë dje si pulë e lagtë. Ish strukavë. Folke për marrëveshjen e Ohrit, edhe që nuk po ia përkthejnë.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy