Balotazhi në Gjakovë: LDK e PDK në mbështetje të AAK-së, flet Ardian Gjini

by Nexhat

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do ta mbështesin kryetarin aktual të Gjakovës njëherësh kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Gjinin, në garën e balotazhit që do të mbahet të dielen e ardhshme, më 9 nëntor.

Këtë e ka konfirmuar vet Gjini.

banner

“Po, me PDK dhe LDK. Detajet më vonë”, deklaroi Gjini.

Derisa rreth çështje për Klankosova.tv u prononcua edhe kryetari i degës së LDK-së në Gjakovë, Shefqet Shehu.

“Po, kemi marrëveshje. Kjo marrëveshje është rezultat i vullnetit të kryesisë së degës së LDK-së në Gjakovë, e miratuar edhe nga niveli qendror i LDK-së. Kjo marrëveshje ka për qëllim që bashkë ta bëjmë Gjakovën edhe më mirë – edhe më të mirë”, deklaroi Shehu

Në balotazhin e 9 nëntorit kandidati i AAK-së Ardian Gjini në balotazh do të garojë me Ardian Golën e VV-së.

Në rundin e parë, Gjini ka shënuar fitore bindëse duke i marrë 47.53 për qind të votave derisa Gola 31.89 për qind.

I treti në garën e 12 tetorit u rendit Shehu i LDK-së me 7.94 për qind.

Kurse, kandidati i PDK-së Ervin Hasani, mori 5.74 për qind të votave./KlanKosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy