Bërvenica dhe Kërçova me dalje më të madhe të votuesve, dalje më të ulët ka Bogovina

by Nexhat

Komuna e Bërvenicës me 40.83% dhe ajo e Kërçovës me 40.06% kanë daljen më të madhe deri në orën 15:00. Kjo pasi, në këto dy komuna bëhet një “luftë e ashpër” nëse do të fitojë kandidat shqiptar apo maqedonas. Dalje më të ulët, nga ana tjetër në komunat shqiptare kanë Bogovina me 26.49% dhe Dibra me 26.72%.

Në Kërçovë garojnë Fatmir Dehari i AKI-t dhe Aleksandar Jovanovski i VMRO-së, ndërkohë në Bërvenicë garon Haqim Ramadani nga VLEN dhe Jovica Ilievski nga VMRO-DPMNE.

banner

Në përgjithësi dalja në rrethin e dytë në komunat shqiptare është më i ulët krahasuar me rrethin e parë.

Sot zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndërsa dje votuan personat e sëmurë dhe të paaftë si dhe për të burgosurit. Votimi për këto kategori ka kaluar pa asnjë incident

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy