Wolves ka shkarkuar trajnerin Vítor Pereira, pasi skuadra ka marrë vetëm dy pikë në dhjetë ndeshjet e para të këtij sezoni në Premier League dhe është në fund të tabelës, me rrezik serioz për të rënë në Championship.
Klubi per një kohë ka hezituar për ta larguar trajnerin, por rezultatet e dobëta e kanë detyruar ta marr këtë vendim. Pereira e kishte shpëtuar Wolves sezonin e kaluar nga rënia, por këtë vit skuadra ka humbur tetë nga dhjetë ndeshjet dhe nuk ka fituar asnjë ndeshje që nga muaji prill.
Humbja 3:0 kundër Fulhamit të shtunën është cilësuar si performanca më e dobët e skuadrës nën drejtimin e tij. Ai është informuar për largimin të dielën në mëngjes, ndërsa së bashku me të janë larguar edhe të gjithë anëtarët e stafit të tij.
“Fillimi i këtij sezoni na ka zhgënjyer dhe, megjithëse donim t’i jepnim kohë trajnerit, jemi në një pikë ku duhet të veprojmë”, ka thënë Shefi ekzekutiv i klubit, Jeff Shi.
Për momentin, derisa të gjendet trajneri i ri, skuadra do të udhëhiqet përkohësisht nga trajnerët e akademisë, James Collins dhe Richard Walker

