Mirlind Daku nuk po kalon një moment të mirë, teksa nuk shënon gol prej 20 shtatorit. Pas barazimit me Dinamon e Moskës, trajneri i Rubin Kazan, Rakhimov foli për Dakun.
“Jam i sigurt se goli do të vijë. Në fund të edicionit do t’i ketë 15 gola”, është përgjigjur Rakhimov. Deri më tani, Daku ka shënuar 8 gola
Para disa muajsh, lojtari nënshkruajti kontratën e re të vlefshme deri në verën e 2029

