Kosova fiton dhe avancon në raundin e dytë të kualifikimeve të Botërorit

by Nexhat

Hendbollistët e Kosovës kanë shënuar sukses të madh të dielën, duke u kualifikuar për herë të parë në raundin e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027.

Pas fitores 32:26 në Derby të mërkurën, Kosova e ka mposhtur sërish Britaninë e Madhe, këtë herë në Prishtinë, me rezultatin 35:30. Me dy fitoret radhazi, “Dardanët” e kanë siguruar kalimin tutje.

banner

Pjesa e parë është mbyllur 17:13 për Kosovën, ndërsa pavarësisht një nisje të mirë të britanikëve në fraksionin e dytë, ekipi kosovar është rikthyer me mbrojtje të fortë dhe sulm efikas.

Më i dalluari ka qenë Drenit Tahirukaj me shtatë gola nga shtatë tentime, ndërsa gjashtë gola kanë realizuar Drilon Tahirukaj, Leonard Gegaj dhe Egzon Gjuka.

Ky është cikli i pestë kualifikues botëror për Kosovën, por i pari që përfundon me avancim në raundin tjetër. Përzgjedhësi i ri, suedezi Jesper Ostlund, i cili e ka marrë drejtimin në shtator, e ka regjistruar menjëherë suksesin e parë të madh.

Kosova tani pret shortin për ndeshjet e raundit të dytë, që do të zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm.

Kampionati Botëror 2027 do të mbahet në Gjermani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy