“S’ka vend për Vjosa Osmanin në LDK” – Bajrami thotë se i ka bërë dëm të madh partisë

by Nexhat

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani nuk ka vend në LDK, duke e cilësuar atë si përgjegjësen kryesore për rënien e partisë në zgjedhjet e vitit 2021.

“Sipas Hykmete Bjaramit nuk ka vend për Vjosa Osmanin në LDK, sipas meje personalisht Vjosa Osmani është personi fajtori kryesor pse LDK-ja në vitin 2021 ka rënë në 12 për qind dhe ju rikujtojë deklaratën e saj se nëse unë nuk jam në LDK nuk jam në politik. Vjosa Osmani nuk ka vend në LDK, nëse do të kthehej në LDK, LDK do ti ofendonte dhe në një lloj mënyrë do t’i përjashtonte 112 votuesit e zgjedhjeve të vitit 2021, votues të besueshëm që kanë qenë me LDK në kohë të mira e të vështira është kundër vullnetit ët tyre. Nuk e kemi diskutuar në forum këtë po e flas mendimin personal”, ka deklaruar Bajrami në Debat Plus.

banner

Ajo ka theksuar se nuk ka pasur diskutim zyrtar në forumet e LDK-së për këtë çështje, por se mendimi i saj personal është i qartë.

“Kështu që me dëshirë kurrë votë për Vjosa Osmanin nuk ka. I ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh LDK-së”, ka shtuar Bajrami.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy