Drenica mund ta humb ndeshjen ndaj Prishtinës së Re në tavolinë.
Dueli në 90 minuta u mbyll pa fitues, 0:0, por ekipa drenicake mund ta humb ndeshjen me rezultat zyrtar, për shkak të një gabimi protokollar.
Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se futbollisti i Drenicës, Altin Vojvoda nuk ishte fare në listën e ekipit.
Ai u inkuadrua në lojë, çka mund të bëjë që ekipi i Drenicës ta humb ndeshjen në tavolinë

