Tre alpinistë humbin jetën nga orteku në Himalaje, mes tyre një francez

by informim peje

Të paktën tre alpinistë, përfshirë një shtetas francez, kanë vdekur pasi u goditën nga një ortek në Himalaja, në Nepalin verilindor, shkruan BBC. Incidenti ndodhi pranë kampit bazë të malit Yalung Ri, në distriktin Dolakha.

”Të vrarët ishin pjesë e një grupi prej 12 alpinistësh dhe guidash lokale që u nisën më shumë se një orë para se të binte orteku”, theksoi shefi i policisë së distriktit.

banner

Raiffeisen Bank sjell Apple Pay për mbajtësit e kartave Visa & Mastercard në Shqipëri, duke i shtuar direkt nga aplikacioni Raiffeisen ON
Grupi përfshinte edhe dy italianë, një gjerman dhe një kanadez. Pesë guida nepaleze që u kthyen në kampin bazë u plagosën, por jo në gjendje kritike.

Përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë. Zëvendësshefi lokal i policisë Gyan Kumar Mahato tha se një helikopter shpëtimi ishte ulur sot në zonën Na Gaun të Dolakhas.

”Përpjekjet për të gjetur ata që ende mungojnë janë penguar nga moti i keq dhe problemet logjistike”, sipas raportimeve të medias lokale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy