Alexander-Arnold: S`ka rëndësi pritja në “Anfield”, e dua Liverpool

by Nexhat

Trent Alexander-Arnold do të kthehet në “Anfield” këtë të martë me fanellën e Real Madrid, për ndeshjen e Champions League ndaj Liverpool.

Mbrojtësi anglez e ka pranuar se mund të përballet me fishkëllima nga tifozët, por ka thënë se kjo nuk e ndryshon asgjë për të.

banner

“Kam kaluar vite të jashtëzakonshme te Liverpool dhe do ta dua gjithmonë atë klub. Si do të më presin tifozët, është zgjedhja e tyre. Por ndjenjat e mia nuk ndryshojnë”, ka thënë Alexander-Arnold.

Njëzet e shtatë vjeçari ishte rritur te akademia e Liverpool dhe kishte fituar dy herë titullin e Premier League, si dhe Champions League. Por vendimi i tij për mos ta rinovuar kontratën kishte shkaktuar zemërim te një pjesë e tifozëve, që e kishin fishkëllyer qysh në ndeshjen ndaj Arsenal, pak para largimit të tij.

Liverpool ndërkohë nuk është në formë të mirë, pasi ka pësuar gjashtë humbje në tetë ndeshjet e fundit, por Alexander-Arnold ka thënë se askush te Real Madrid nuk e nënvlerëson skuadrën angleze.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Atmosfera në ‘Anfield’ gjithmonë e bën ndeshjen më intensive. Edhe nëse s’kanë marrë rezultatet e fundit, Liverpool mbetet një ekip i madh dhe askush nuk mendon që do të jetë lehtë”, ka theksuar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy