Akti normativ i qeverisë, reagon Meta: Rama po shkatërron bujqësinë, arsimin dhe shëndetësinë për interesa korruptive

by Nexhat

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një mesazh në rrjetin social facebook, ka reaguar ashpër ndaj Aktit Normativ të qeverisë që sipas tij është përpjekja e fundit e Rilindjes për të shkatërruar sektorët jetikë të vendit.

Meta shkruan se ky akt normativ ul fondet për sektorët kryesorë të vendit. bujqësinë, arsimin dhe shëndetësinë.

banner

Sipas tij, heqja e fondeve nga bujqësia, arsimi dhe shëndetësia për t’i kaluar në “projekte aventureske” të mbikëqyrura nga kompani të lidhura me qeveritarët tregon, siç thotë Meta, “fytyrën kriminale të një qeverie që mendon vetëm për vjedhje dhe jo për interesin publik”.

Meta mbyll reagimin e tij duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se “nuk ka pasur kurrë prioritet interesin e qytetarëve, por vetëm babëzinë për pushtet dhe pasuri”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy