Raporti i BE: Shqipëria në rrugë të mbarë drejt përfundimit të negociatave

by Nexhat

Bashkimi Evropian ka publikuar raportin e progresit për Shqipërinë, duke vlerësuar përparimet e vendit në pocesin e integrimit europian.

Sipas raportit, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm, me katër kapituj të hapur gjatë vitit të kaluar dhe përgatitjet për hapjen e kapitullit të fundit këtë vit janë në fazë të avancuar.

banner

Progresi më i dukshëm është arritur në çështjet themelore, veçanërisht në reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkruan Euronewsal

Megjithatë, raporti nënvizon se për të arritur mbylljen e kapitujve të negociatave, janë të nevojshme përpjekje të vazhdueshme për zbatimin e reformave sektoriale dhe ruajtjen e një dialogu politik gjithëpërfshirës.

“Arritja e synimit të Shqipërisë për përfundimin e negociatave deri në vitin 2027 varet nga ruajtja e ritmit të reformave dhe nga një dialog gjithëpërfshirës politik. Nëse ky ritëm reformash ruhet, Shqipëria është në rrugë të mbarë për ta arritur këtë objektiv ambicioz,” thekson raporti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy