Zohran Mamdani ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në New York City dhe do të bëhet kryetari i parë mysliman i qytetit më të madh në SHBA.
34-vjeçari i vetëshpallur socialist demokrat ishte relativisht i panjohur vetëm disa muaj më parë dhe arriti fitoren me premtime për të taksuar milionerët, për të paguar për programet e zgjeruara sociale.
“Në këtë moment errësire politike, Nju Jorku do të jetë drita”, thotë Mamdani në një fjalim fitoreje ku përshkruan politikat e tij teksa sfidon presidentin Trump.
Demokratët kanë arritur një fitore historike të trefishtë në zgjedhjet kyçe në Ditën e Zgjedhjeve, më 4 nëntor. Demokratët parashikohet të fitojnë garat për guvernator në Virxhinia dhe Nju Xhersi.
Gjithashtu sot, kalifornianët votuan për të ripërcaktuar zonat kongresive të shtetit në favor të Partisë Demokratike përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
Një ditë më parë presidenti Trump kërcënoi se do të shkurtojë fondet federale të Nju Jorkut nëse Mamdani fiton ndaj kandidatit të pavarur Andrew Cuomo dhe republikanit Curtis Sliwa.
Zgjedhjet u panë si testet e para të mëdha elektorale të presidencës së dytë të Donald Trumpit. Në një postim në rrjetet sociale sonte, ai fajësoi humbjet e republikanëve për mbylljen e qeverisë dhe mungesën e tij në votim.

