Rëndohet bilanci i viktimave në Filipine nga përmbytjet e paprecedenta të tajfunit Kalmaegi

by informim peje

Është rënduar bilanci i viktimave si pasojë e tajfunit shkatërrues që përfshiu Filipinet.

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se numri i të vdekurve nga kalimi i tajfunit Kalmaegi nëpër Filipinet qendrore, të shkatërruara nga përmbytjet, është rritur në 140, ndërsa 127 persona rezultojnë të zhdukur. Sipas autoriteteve stuhia sot po shkonte drejt Vietnamit.

banner

Ujërat e përmbytjeve të përshkruara si të paprecedenta përfshinë qytetet në provincën Cebu këtë javë, duke përmbytur makina, banesa buzë lumit dhe kontejnerë të mëdhenj transporti.

Në mesin e viktimave në të gjithë vendin ishin edhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit të një helikopteri ushtarak që u rrëzua gjatë një misioni shpëtimi pas tajfunit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy