Disiplinë apo konflikt? Çfarë ndodhi mes Juric dhe Lookman në ndeshjen ndaj Marseille

by informim peje

Një episod i pakëndshëm është regjistruar gjatë ndeshjes Marseille–Atalanta, e vlefshme për Champions League.

Në minutën e 75-të të takimit, sulmuesi i Atalantës Ademola Lookman u zëvendësua nga Yunus Musah, por në momentin e daljes nga fusha, ndodhi një skenë tensionuese. Trajneri Ivan Juric iu afrua lojtarit nigerian, duke e ndalur me forcë dhe duke i folur ashpër, ndërsa e kapi për krahu.

banner

Përpara se situata të përshkallëzohej më tej, ndërhyrja e De Roon dhe disa anëtarëve të stolit ndali konfliktin, duke e dërguar Lookman-in përsëri në stol.

Pas ndeshjes, trajneri Juric sqaroi incidentin, duke minimizuar rëndësinë e tij:

“Janë gjëra të zakonshme, si De Bruyne në Napoli apo diku tjetër. Lojtarët ndonjëherë nuk e pranojnë daljen nga loja, ka reagime të tepruara dhe aty mbaron. Zgjidhet në dhomat e zhveshjes. Të gjithë i kemi përjetuar këto situata. Ajo që ka rëndësi është Atalanta dhe skuadra. Për të mirën e ekipit duhet të sillesh siç duhet; pastaj unë e kuptoj, nuk është problem. Për mua gjithçka kalon”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy