Krenar Xhaferi: VV po bie

by Nexhat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme pritet një rënie e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe një rritje për partitë opozitare.

Xhaferi tha se rezultatet e zgjedhjeve të fundit kanë treguar një trend të qartë politik që, sipas tij, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

banner

“LVV-ja në zgjedhjet e fundit ka pasur rënie, ndërsa partitë opozitare kanë pasur rritje. Unë jam i bindur se rënia do të ndodhë përsëri me LVV-në. Ajo që po them është jashtëzakonisht e vërtetë dhe do të ketë faturën e vet në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa opozita do të ketë rritje,” ka deklaruar Xhaferi.

Deputeti i LDK-së ka theksuar se partia e tij ka qenë konsistente në qëndrimin për të mos bërë marrëveshje politike pas zgjedhjeve, duke qëndruar besnike ndaj premtimeve të dhëna para qytetarëve.

“Qasja e LDK-së karshi zgjedhjeve ka qenë e qartë, sepse ne në zgjedhje kemi thënë se nuk bëjmë marrëveshje dhe i kemi qëndruar konsistent këtij qëndrimi,” ka theksuar ai.

Xhaferi tha gjithashtu se LDK-ja është në kontakt të vazhdueshëm me elektoratin, i cili, sipas tij, nuk dëshiron bashkëpunim me mënyrën e qeverisjes aktuale.

“Ne shpesh takohemi me elektoratin dhe ata janë kategorikisht që të mos kemi marrëveshje me këtë mendësi që e karakterizon sot Kosovën,” ka shtuar Xhaferi.

Në fund, deputeti i LDK-së e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje një parti populliste, duke thënë se qytetarët nuk kanë përfituar nga retorika e tillë.

“VV-ja është një parti populliste, dhe hajrin popullizmit nuk ia ka parë askush, por ia kanë parë punëve reale në terren,” ka përfunduar Xhaferi. /Teve1

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy