Bajrami: Murati mbajti 46 ditë buxhetin e Prishtinës në sirtar

by Nexhat

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati që tha se LDK-ja po refuzon të miratojë buxhetin për komunën e Prishtinës, për të cilin, siç tha ai, kjo parti ishte ankuar deri dje.

Bajrami ka thënë se Murati 46 ditë e ka mbajtur buxhetin e Prishtinës në sirtar e nuk e ka përcjellë për aprovim për Kuvend, ndonëse Kuvendi Komunal i Prishtinës, thotë ajo, e kishte kaluar atë buxhet me 9 dhjetor të vitit të shkuar, e më 17 të atij muaji ia kishte përcjellë Ministrisë së Financave.

banner

Por, sipas saj, Murati e kishte përcjellë në Kuvend të Kosovës ditën e fundit të vitit 2024.

“Tani akuzat e propaganduesit janë se LDK-ja po e bllokon Kuvendin dhe s’po e kalon buxhetin e komunës së Prishtinës. E qysh kalohet buxheti pa u formu komisionet parlamentare? E qysh formohen komisionet parlamentare pa u ditur se kush është pozita dhe kush është opozita? Tregoju qytetarëve pse e ke mbajtur në sirtar buxhetin e komunës së Prishtinës 46 ditë dhe nuk e ke sjellë në Kuvend atëherë kur Kuvendi ka qenë funksional dhe i ka pasur krejt trupat funksional”, ka shkruar në reagimin e saj, Bajrami.

Bajrami ka bërë thirrje që Murati të lirojë edhe buxhetin për RTK-në, njëjtë, siç, sipas saj, bëri para 3 muajsh.

“Liroje buxhetin e RTK-së, siç e bëre para tre muajve ose siç është vepruar më 2021, sepse derisa ti po mashtron në fcb. disa familje bukën në market janë t’u e marrë veresi”, ka shkruar Bajrami

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy