I dyshuari për vrasjen e vëllezërve ende s’është kapur, prokuroria jep detajet e fundit për rastin tragjik në Malishevë

by Nexhat

Një rast tragjik ndodhi sot në fshatin Golluboc të Malishevës ku kanë mbetur të vrarë dy vëllezër.

Dorasi dyshohet të jetë dhëndri i tyre, i cili kishte shkuar në shtëpinë e tyre për të marrë gruan e tij.

banner

Ai është arratisur dhe po kërkohet nga policia.

Lidhur me këtë rast ka folur edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë, e cila tha se të gjitha njësitë e nevojshme janë në vendngjarje dhe se është duke u bërë sigurimi i provave.

“Ju njoftojmë se në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme të policisë,  Kryeprokurori dhe Prokurori Kujdestar. Sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e provave në këtë çështje penale”, tha prokuroria.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy