Letra e kryeministrit Albin Kurti drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova ka marrë përgjigje klasike nga gjyqtarja bullgare që drejton Specialen.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle, për Klan Kosova e ka konfirmuar përgjigjen dhe përmbajtjen e saj, sipas të cilës, Trendafilova nuk ka qenë gjyqtarja kompetente për ta trajtuar çështjen e paraburgimit, por nga “trupat gjykues në çdo çështje kompetente” që në shtator të 2022-ës, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake, Nicholas Guillou.
“Një letër nga Kryeministër Kurti i është dërguar Kryetares në Shtator 2022 dhe ajo iu përgjigj kësaj letre. Kryetarja në përgjithësi ka theksuar në përgjigje se DHSK-ja dhe gjykatësit janë të pavarur në punën e tyre dhe se ata po zhvillojnë gjykimet sipas kornizës ligjore të DHSK-së dhe standardeve më të larta të të drejtave të njeriut. Ajo gjithashtu ka theksuar se vendimet në lidhje me paraburgimet merren nga trupat gjykues kompetentë në çdo çështje gjyqësore, dhe jo nga Kryetarja”.
Çështja e letrës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti në adresë të kryetares së Gjykatës Speciale është trajtuar mbrëmë edhe në Rubikon të Klan Kosovës.
Gazetarja Rina Mujku ka thënë mes tjerash se kjo letër është e kotë për faktin se i është drejtuar gabimisht kryetares së gjykatës e cila nuk ka qenë kompetente për të marrë vendime as për lirim të përkohshëm e as pë vazhdim të paraburgimit dhe në bazë të praktikave të Speciales çdo kërkesë, kryetarja e gjykatës e referon tek panelet kompetente për rastin e lirimit

