Vrasja e dyfishtë në Malishevë, kryeprokurori nga vendi i ngjarjes: Motivin ende nuk e dimë saktësisht

by Nexhat

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka folur para gazetarëve për rastin e rëndë që ndodhi sot në Malishevë.

“Kemi të bëjmë me një vrasje të rëndë, konkretisht me një vrasje të dyfishtë me dy viktima. Kryerësi i kësaj vepre penale është ende në arrati dhe policia se bashku me prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha masat që sa më shpejt të identifikohet dhe të sigurohet prezenca e tij”, tha ai.

banner

Gashi shtoi se nuk dihet motivi saktësisht.

“Tani për tani s’mund të japim informacione për shkak se duhet të bëjmë verifikimin e të dhënave dhe më pas do të dalim me një njoftim zyrtar me qëllim që informatat të jenë sa më të sakta. Ajo çka mund t’iu them është se mes vete kanë raporte familjare, por motivin ende nuk e dimë saktësisht”, tha Gashi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy