Lumir Abdixhiku kritikon Kurtin: “100 euro për studentët? Provokim para zgjedhjeve”

by engel

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, pas shpërndarjes së 100 eurove për studentët vetëm disa ditë para zgjedhjeve lokale dhe balotazhit.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Abdixhiku e ka cilësuar këtë veprim si tentativë për blerje votash, duke theksuar se studentët nuk mund të trajtohen si “material shitblerje zgjedhore”.

banner

“Të ardhmen që ua vodhi, në shtetin më të varfër e më të izoluar në Evropë, me arsimin ndër më të fundit në botë, provon t’ua blejë me 100 euro për votë – tre ditë para balotazhit. Një regjim i frikësuar dhe në rënie të lirë po trajton studentët e Kosovës si material shitblerje zgjedhore,” ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se studentët kanë rol vendimtar në formësimin e shoqërisë dhe nuk mund të korruptohen me pagesa simbolike:

“Studentët drejtojnë kohë, rrëzojnë regjime e përcaktojnë epokë. Prandaj, këta SMS ‘cringe’, para zgjedhjeve, nuk blejnë as heshtjen, as shpresën. As votën. I keni nënçmuar. Do t’iu kthejnë përgjigje këtë të diel me votë,” ka shkruar Abdixhiku.

“Kosova është shumë e mençur se sa po e trajton kryepopullisti sot!” ka përfunduar Abdixhiku në postimin e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy