Kreu i PD, Sali Berisha, i është përgjigjur akuzave të socialistëve se ka ofenduar ambasadorin e BE në Shqipëri duke e emërtuar si binar.
Berisha theksoi se nuk e ka ofenduar duke e quajtur binar, por sipas tij, ambasadori Gonzato si dhe Komisionerja e BE për Zgjerimin Marta Kos të tregojnë direktivën për këtë ligj.
“T’i përgjigjesh një shpifësi të denatyruar moralisht dhe në integritetin e tij njerëzor, nuk ia vlen të humbasësh kohë.
Por ajo që dua të them edhe njëherë, nuk kam bërë asnjë fyerje ndaj asnjë ambasadori, por kam shprehur mendimet e mia këtu, siç do t’i shpreh haptas në çdo rast
Kam kërkuar nga ky parlament, dhe jashtë këtij parlamenti, nga ambasadori Gonzato, të na tregojë se cilën direktivë, se ai ka mbështetur këtë ligj dhe zonja Marta Kos deklaron se ai ka mbajtur qëndrimin e BE. Plotësisht dakord.
Por përsëri, cila direktivë e BE- BE funksionon me direktiva- cila direktivë e BE përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore.
Ta shoh, ta di, sepse ekspertë të shquar që unë njoh, më kanë konfirmuar se asnjëra nga direktivat e BE nuk kanë këtë terminologji, por janë që të gjitha në binaritet, flasin për burrin dhe gruan. Kjo është e tëra.
Çdo lloj interpretimi sui generis është problemi i atij që e bën.”, tha Berisha

