E premte e vranët dhe me reshje shiu

by informim peje

Instituti Meteorologjik ka njoftuar për ndryshime të lehta në situatën meteorologjike, të cilat do të reflektohen më së shumti gjatë ditës së premte.

Sipas të dhënave të fundit, në fushat barike dhe termike janë vërejtur ndryshime të vogla, që kanë ndikuar në zhvillimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut në disa zona të vendit.

banner

Gjatë ditës së premte parashihet mot kryesisht i vranët, me reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2°C dhe 5°C, ndërsa maksimalet ditore pritet të arrijnë nga 8°C deri në 11°C, duke sjellë ndjesi të ftohtë dhe lagështi në disa rajone.

Parashikohet që të fryjë erë e lehtë, lokalisht mesatare deri e fortë, nga drejtimi verilindor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy