ASAP Rocky përballet me padi 1 milionë euro pas përmbytjes në apartamentin e tij në New York

by jonzefaj

Reperi i njohur amerikan dhe partneri i Rihannës, ASAP Rocky, po përballet me një padi të majme prej rreth  1 milion eurosh, pasi një përmbytje në apartamentin e tij në New York ka shkaktuar dëme të mëdha në banesën e fqinjit poshtë tij.

Sipas dokumenteve gjyqësore të cituara nga Daily Mail, incidenti ka ndodhur në dhjetor 2024, kur punëtorët e kompanisë ADE Pro Painting, hapën dritaret për të ajrosur hapësirën gjatë punimeve. Kjo ka bërë që temperaturat e ulëta të ngrijnë tubat e ujit, duke shkaktuar më pas një shpërthim të tyre dhe përmbytje masive në apartamentin poshtë.

banner

Pronari i dëmtuar pretendon se përmbytja e ka bërë banesën e tij tërësisht të pabanueshme.

Në padi, përgjegjësia i atribuohet vetë ASAP Rocky-t, kompanisë së punimeve ADE Pro Painting, si dhe bordit të ndërtesës. Ata kërkojnë të paktën 185 mijë euro për shpenzimet e paguara nga xhepi i tyre si rezultat i “detyrimit” për të gjetur strehim alternativ. Ata kërkojnë gjithashtu 830 mijë euro si rezultat i të gjitha dëmeve të shkaktuara në pronën e tyre.

Ky zhvillim vjen pas një periudhe të trazuar për artistin, i cili vetëm pak muaj më parë u lirua nga akuzat për armëmbajtje pa leje. Aktualisht, ai është rikthyer në jetën familjare, duke u përqendruar tek partnerja e tij Rihanna, dy djemtë dhe vajza e tyre, Rocki Irish Mayers.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy